Një moment i pazakontë në stadiumin “St. James’ Park” është bërë viral në rrjetet sociale, pasi influencuesja belge Celine Dept ka mbetur e habitur nga madhësia e mbrojtëseve që përdor futbollisti i Newcastle United, Matias Fernandez-Pardo.

21-vjeçari, për të cilin klubi anglez pagoi rreth 60 milionë euro, i tregoi influencueses mbrojtëset që vendos gjatë ndeshjeve.


Ajo u befasua kur pa se sa të vogla ishin ato, pasi ngjanin më shumë me një copë të hollë sfungjeri sesa me pajisjet tradicionale mbrojtëse.

Në videon që Celine publikoi në rrjetet sociale, ajo shihet duke i marrë në duar dhe duke i përthyer pa vështirësi, ndërsa nuk e fsheh habinë dhe fillon të qeshë.

Krahas pamjeve, ajo shkroi: “Nuk e prisja këtë”.

Rasti ka rikthyer diskutimin për përdorimin gjithnjë e më të shpeshtë të mbrojtëseve shumë të vogla nga futbollistët profesionistë.

Shumë prej tyre i preferojnë për shkak të peshës së lehtë dhe rehatisë, por madhësia e tyre ngre pikëpyetje për nivelin e mbrojtjes që ofrojnë.

Sipas rregullave të IFAB-it, mbrojtëset e këmbëve janë pjesë e detyrueshme e pajisjeve të futbollistëve dhe duhet të ofrojnë mbrojtje të arsyeshme.

Megjithatë, rregullorja nuk përcakton një madhësi minimale të saktë, duke ua lënë lojtarëve përgjegjësinë për zgjedhjen e tyre.

Ndërkohë, Fernandez-Pardo është një prej transferimeve të rëndësishme të Newcastle, pasi iu bashkua klubit anglez nga Lille për rreth 60 milionë euro në shtator të vitit 2026.

Nga ana tjetër, Celine Dept është një prej krijueseve më të njohura belge të përmbajtjeve sportive, me mbi 60 milionë abonentë në YouTube.

Ajo është bërë e famshme për videot me sfida futbolli dhe takimet me yje të këtij sporti, përfshirë Neymarin, Erling Haalandin dhe Gareth Bale. /Telegrafi/