Ulja e temperaturave ka sjellë reshjet e para të dëborës në Qafë Thore, në Malësinë e Madhe, ku aktualisht ato kanë intensitet mesatar.
Qafa e Thores ndodhet në veri të Shqipërisë, në territorin e Bashkisë Shkodër, në aksin rrugor Theth–Bogë.
Ajo është një nga pikat më të larta të këtij aksi malor dhe lidh zonën e Bogës me Thethin, në Alpet e Dukagjinit.
Në dimër, për shkak të lartësisë dhe temperaturave të ulëta, reshjet e dëborës janë të shpeshta.
Ndërkohë, firmat e kontraktuara janë angazhuar në terren për mirëmbajtjen e rrugës.
© SYRI.net