Avokati Ndreca: Nuk më lejojnë të takoj Veliajn në burg, situatë antikushtetuese

23 Nëntor 2026 | 19:29

Avokati Plarent Ndreca nuk është lejuar sërish të takojë kryebashkiakun Erion Veliaj, i cili ndodhet në burgun e Fierit.

Ndreca është paraqitur mbrëmjen e kësaj të hëne në institucionin e vuajtjes së dënimit për t’u konsultuar me klientin e tij në lidhje me seancën gjyqësore të planifikuar për nesër, si dhe për të diskutuar mbi gjendjen e tij shëndetësore dhe ndërhyrjen e mundshme kirurgjikale.

Sipas avokatit, si arsye për moslejimin e takimit i është komunikuar mungesa e personelit dhe e instrumenteve të kontrollit. Ai ka kërkuar që arsyet e refuzimit të pasqyroheshin në një procesverbal zyrtar, por edhe kjo kërkesë nuk është pranuar.

Ndreca e ka cilësuar situatën si antikushtetuese, antiligjore dhe skandaloze, duke theksuar se e drejta e avokatit për t’u takuar me klientin duhet të garantohet në çdo kohë, përfshirë fundjavat dhe ditët e pushimit zyrtar.

“Është një situatë që unë e konsideroj jo vetëm antikushtetuese dhe antiligjore, por edhe skandaloze”, u shpreh avokati Plarent Ndreca.

Ndërkohë, ai theksoi se kanë kërkuar që Erion Veliaj të kontrollohet nga mjeku i familjes, të kryejë një rezonancë të re magnetike dhe t’i nënshtrohet një vizite mjekësore për vlerësimin e gjendjes së tij shëndetësore.

Avokati bëri të ditur se, për një rast të mëparshëm të ngjashëm, ka depozituar kallëzim penal në Prokurorinë e Fierit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zbulohet “laboratori” i fshehtë i kanabisit në Shkodër, arrestohen 10 persona, sekuestrohen 2 600 bimë dhe 170 kg drogë

Një ambient i fshehtë nëntokësor, i përshtatur për kultivimin dhe përpunimin e kanabisit, është zbuluar nga Policia e Shkodrës në zonën e njohur si “Kanali...
16:17 | 23/11/2026

Vëllai i Paolo Borsellinos për Euronews: Duhet të shohim çfarë dokumentesh la pas De Gennaro

Salvatore Borsellino, vëllai i gjyqtarit italian Paolo Borsellino, i vrarë nga mafia siciliane, ka folur në një intervistë ekskluzive telefonike nga Italia për “Now” me...
16:03 | 23/11/2026

Reshjet e para të dëborës në juglindje të vendit, zbardhen zonat malore

Reshjet e para të dëborës kanë nisur në juglindje të vendit, duke prekur disa zona malore të qarkut të Korçës. Sipas informacioneve, reshje të lehta...
15:49 | 23/11/2026