Duka “thumbon” trajnerin Maran: “Mund të ishte guxuar më shumë me disa të rinj”

23 Nëntor 2026
19:30
Telesport
back button

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka folur për ecurinë e Kombëtares shqiptare në Nations League, objektivat për kualifikueset e Euro 2028, zhvillimin e kampionatit shqiptar dhe organizimin e Kampionatit Europian U-21 në vitin 2027, që Shqipëria do të presë së bashku me Serbinë.

I ftuar në rubrikën “Sport Fokus” në Ora News, në një intervistë me gazetaren Sabina Mete, kreu i qeverisë së futbollit e cilësoi të suksesshme fushatën e Kombëtares në Nations League, duke theksuar se Shqipëria është rikthyer në Ligën B, aty ku sipas tij e meriton të jetë. Ai u shpreh i kënaqur edhe me punën e trajnerit Rolando Maran, ndërsa nënvizoi se objektivi për Euro 2028 duhet të jetë kualifikimi direkt dhe jo thjesht sigurimi i një vendi në play-off.

Ai thumboi edhe pak trajnerin Maran duke shtuar se “duke pasur parasysh kompeticionin Nations League dhe nivelin e vështirësive jo shumë të lartë, guximi mund të ishte akoma më i madh. Por, nga ana tjetër, mund ta mirëkuptoj edhe atë presionin e trajnerit. Duke qenë një trajner i ri, një staf i ri, me dëshirën për të demonstruar më shumë futboll të bukur dhe rezultate të mira, ndoshta nuk e ka lejuar veten t’u japë akoma më shumë minuta lojtarëve të rinj.

Janë afruar lojtarë të rinj, janë afruar në skuadër, por kanë marrë pak minuta. Mbase mund të kishin marrë pak më shumë dhe mbase mund të kishin guxuar akoma më shumë, sepse realisht ne kemi futbollistë shumë të mirë në ekipet e moshave, në ekipin U-19 dhe U-21, të cilët, sipas mendimit tim, janë gati për t’u prezantuar në ekipin A dhe do ta ndihmojnë shumë atë.”

Lajme të tjera

Lajmet e fundit