India ka njoftuar një paketë ndihme zhvillimi me vlerë 1.4 miliardë euro për Nepalin, në mbështetje të përpjekjeve për rindërtimin e vendit pas përmbytjeve shkatërruese që goditën rajonin në muajin gusht.

Sipas raportimeve, katastrofa natyrore shkaktoi rreth 1,500 viktima, ndërsa më shumë se 5,200 persona rezultojnë të zhdukur dhe dyshohet se kanë humbur jetën.

Paketa e ndihmës u bë publike nga kryeministri indian Narendra Modi, pas takimit me homologun e tij nepalez, Balendra Shah, i cili ndodhet për një vizitë dyditore në New Delhi.

Kjo është vizita e parë dypalëshe e Shah jashtë vendit që prej marrjes së detyrës në muajin mars.

Sipas Reuters, ndihma financiare synon të mbështesë procesin e rindërtimit dhe rimëkëmbjes së Nepalit pas dëmeve të mëdha të shkaktuara nga përmbytjet, të cilat lanë pas një bilanc të rëndë njerëzor dhe material.

Marrëveshja vlerësohet si një hap i rëndësishëm në bashkëpunimin mes dy vendeve, në një moment kur Nepali përballet me sfida të mëdha për rikuperimin nga katastrofa.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb