Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e kësaj të hëne në aksin Fier-Levan, në vendin e njohur si Qafa e Koshovicës. Sipas informacioneve paraprake, drejtuesi i një motomjeti ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij, duke dalë nga rruga.
Si pasojë, drejtuesi i mjetit ka mbetur i plagosur dhe është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Fierit, ku po merr ndihmën mjekësore. Ende nuk ka informacion zyrtar mbi gjendjen e tij shëndetësore.
Të lidhura
None found
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.








