Rënia e ndjeshme e temperaturave gjatë të hënës ka sjellë reshjet e para të dëborës në disa zona të vendit, duke vështirësuar edhe qarkullimin e mjeteve. Aksi rrugor Qafë Thore-Theth është përfshirë nga reshjet intensive të dëborës, ndërsa drejtuesve të mjeteve iu është kërkuar të pajisjen me zinxhirë para se të udhëtojnë drejt zonës turistike. Reshjet e dendura të dëborës kanë zbardhur edhe Tunelin e Kalimashit, pa shkaktuar probleme në qarkullimin e mjeteve; si dhe zonat në 1000 metra mbi nivelin e detit. Ndërkohë, më herët Kukësi dhe Tropoja u përfshinë nga era e fortë dhe reshjet intensive të shiut, që shkaktuan dëme të konsideruesve, me rrëshqitje dherash, rënie gurësh dhe dëmtime të rrugëve e banesave.