Protesta kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama vijon prej 177 ditësh, ndërsa qytetarët nuk janë ndalur dhe kanë dalë sërish në rrugët e Tiranës.
Me thirrjet “Rama, jep dorëheqjen”, protestuesit kanë vijuar marshimin në kryeqytet, duke kërkuar largimin e kryeministrit dhe të qeverisë.
Gjatë marshimit, qytetarët kanë përsëritur edhe thirrjen “Më datë 28, Rama e di vetë”, duke paralajmëruar një protestë mbarëkombëtare më 28 nëntor kundër qeverisë.
Protestuesit shprehen të vendosur për të vijuar qëndresën dhe u bëjnë thirrje qytetarëve nga të gjitha qytetet e vendit që t’i bashkohen protestës së paralajmëruar në Ditën e Pavarësisë.
Ndërkohë, marshimi në rrugët e Tiranës vijon me thirrje për dorëheqjen e Edi Ramës.
