Prej 177 ditësh qytetarët po protestojnë kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama. Edhe këtë herë, ata janë mbledhur në rrugët e Tiranës.
Gjatë marshimit në kryeqytet, protestuesit kanë kërkuar dorëheqjen e Ramës dhe largimin e qeverisë, duke brohoritur: “Rama, jep dorëheqjen”.
Të lidhura
None found
Qytetarët kanë përsëritur gjithashtu thirrjen “Më datë 28, Rama e di vetë”, në shenjë paralajmërimi për një protestë mbarëkombëtare kundër qeverisë më 28 nëntor.
Protestuesit thonë se do ta vazhdojnë qëndresën dhe u bëjnë apel qytetarëve në të gjitha qytetet e vendit që t’u bashkohen në protestën e njoftuar për Ditën e Pavarësisë.
Marshimi në Tiranë vijon, ndërsa thirrjet për dorëheqjen e Edi Ramës mbeten pjesë e protestës.







