Arkivat serbe, prova vendimtare për fatin e të pagjeturve në Kosovë

Pas më shumë se 27 vitesh nga lufta në Kosovë, kërkimet për personat e zhdukur vazhdojnë të nxjerrin në pah plagët ende të hapura dhe përgjegjësinë për krimet e kryera. Zbulimi i mbetjeve mortore dhe identifikimi i viktimave tregojnë se familjet vazhdojnë të presin përgjigje për të afërmit e tyre.

Një ndër vështirësitë kryesore mbetet mungesa e të dhënave nga Serbia, sidomos pamundësia për të pasur qasje në arkivat e ushtrisë dhe policisë. Dokumentet e këtyre institucioneve mund të ndihmojnë në përcaktimin e vendeve ku ndodhen varrezat masive. Ndërsa në Serbi ka pasur zhvillime politike dhe Lista Studentore ka siguruar shumicën parlamentare, mbetet e hapur pyetja nëse Beogradi do të ndryshojë qëndrimin dhe do të bashkëpunojë për zbardhjen e fatit të të zhdukurve.

Të lidhura

None found

A mund të matet ndryshimi politik në Serbi me hapjen e arkivave? Dhe a duhet që kjo çështje të jetë kusht i panegociueshëm në dialogun Kosovë–Serbi dhe në procesin e normalizimit të marrëdhënieve?

Profesori dhe gjeneral-majori në pension, Muhamet Racaj, thotë se ndryshimi i pushtetit në Serbi duhet të dëshmohet përmes hapave konkretë. Sipas tij, ndër veprimet kryesore duhet të jenë hapja e arkivave dhe bashkëpunimi i plotë për gjetjen e personave të zhdukur.

Racaj thekson se çështja e të pagjeturve nuk kufizohet vetëm te aspekti humanitar. Ajo lidhet gjithashtu me drejtësinë, sigurinë dhe përgjegjësinë e institucioneve që kanë vepruar gjatë luftës.

Image

“Gjetja e mbetjeve mortore në zonën e Shtërpcës dhe identifikimi i viktimave të rrëmbyera gjatë luftës në Kosovë tregojnë se pasojat e konfliktit të viteve 1998–1999 vijojnë të jenë të pranishme. Bëhet fjalë për një çështje të rëndësishme humanitare, juridike dhe të sigurisë.

Të pagjeturit nuk mund të konsiderohen vetëm si një problem i familjeve që presin informacion për të afërmit e tyre. Nga perspektiva e sigurisë dhe përgjegjësisë shtetërore, kjo çështje lidhet me dokumentimin e krimeve të luftës, ruajtjen e provave, përgjegjësinë institucionale dhe zbardhjen e mënyrës së veprimit të strukturave ushtarake, policore dhe të sigurisë gjatë konfliktit”, shprehet Racaj.

Duke vlerësuar mundësinë që ndryshimet politike në Serbi të sjellin një qasje tjetër ndaj të pagjeturve, gjenerali në pension thotë se kritikat e Listës Studentore ndaj qeverisjes së Aleksandar Vuçiqit nuk mjaftojnë për të provuar një ndryshim të politikës së Beogradit ndaj Kosovës.

Sipas tij, vlerësimi real i pushtetit të ri do të bëhet përmes gatishmërisë për të bashkëpunuar me institucionet e Kosovës dhe mekanizmat ndërkombëtarë, si dhe për të ofruar dokumentet që mund të ndihmojnë në zbardhjen e fatit të të zhdukurve.

“Ndryshimi politik në Serbi mund të hapë mundësinë për rishikimin e politikave të mëparshme, por nuk do të thotë automatikisht se ka ndryshuar edhe strategjia shtetërore ndaj Kosovës. Lista Studentore, që ka fituar shumicën parlamentare, ka kritikuar disa aspekte të qeverisjes së Aleksandar Vuçiqit, por qëndrimet e saj të deritanishme për Kosovën nuk japin ende prova për një kthesë thelbësore ndaj çështjes shqiptare dhe së kaluarës së luftës.

Prandaj, pushteti i ri nuk duhet të vlerësohet vetëm nga deklaratat politike, por nga veprimet e tij. Prova e parë e besueshmërisë duhet të jetë gatishmëria për bashkëpunim me institucionet e Kosovës dhe mekanizmat ndërkombëtarë, pa pengesa politike dhe pa fshehur dokumentacionin”, deklaron ai.

Dokumentet ushtarake dhe policore mund të zbardhin fatin e viktimave

Sipas Racajt, Serbia duhet të ndërmarrë si hap parësor hapjen e arkivave ushtarake, policore dhe të inteligjencës. Në to mund të gjenden të dhëna të rëndësishme për operacionet e zhvilluara gjatë luftës, transportimin dhe zhvendosjen e trupave të viktimave, si dhe për vendndodhjet e varrezave masive.

Këto materiale, shton ai, mund të shërbejnë edhe për përcaktimin e njësive përgjegjëse dhe rindërtimin e zinxhirit komandues të strukturave të përfshira në konflikt.

“Arkivat e ish-ushtrisë jugosllave, Ministrisë së Mbrojtjes, Ministrisë së Brendshme, policisë dhe shërbimeve serbe të inteligjencës mund të përmbajnë të dhëna vendimtare për operacionet ushtarake, lëvizjen e trupave, zhvendosjen e kufomave dhe përcaktimin e vendeve ku janë varrosur viktimat.

Nga pikëpamja e sigurisë, këto dokumente janë burime parësore të inteligjencës historike dhe operative. Ato mund të ndihmojnë në rindërtimin e zinxhirit të komandimit, në identifikimin e njësive përgjegjëse dhe në përcaktimin e lokacioneve të varrezave masive. Për këtë arsye, qasja në arkiva nuk duhet të varet nga vullneti i një partie politike apo i një institucioni të vetëm”, thekson Racaj.

Ai kujton se Kosova dhe Serbia miratuan në vitin 2023 Deklaratën për Personat e Zhdukur, ndërsa në dhjetor të vitit 2024 përcaktuan edhe kushtet e referencës për Komisionin e Përbashkët. Megjithatë, Racaj nënvizon se këto mekanizma duhet të shoqërohen me zbatim real, transparencë dhe qasje të plotë në dokumentet përkatëse.

Çështja duhet të mbetet në vëmendjen e partnerëve ndërkombëtarë

Gjenerali në pension vlerëson se institucionet e Kosovës duhet ta mbajnë çështjen e të pagjeturve në agjendën e partnerëve ndërkombëtarë dhe të kërkojnë mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bashkimit Evropian, NATO-s, OKB-së dhe organizatave të specializuara në këtë fushë.

Ai shprehet se zbardhja e fatit të personave të zhdukur duhet të jetë pjesë e pandashme e dialogut Kosovë–Serbi dhe e çdo përpjekjeje për normalizimin e marrëdhënieve.

“Kosova duhet të vazhdojë të kërkojë ndihmën e SHBA-së, Bashkimit Evropian, NATO-s, OKB-së dhe organizatave ndërkombëtare që merren me personat e zhdukur. Kjo çështje duhet të jetë pjesë e pandashme e dialogut Kosovë–Serbi dhe e çdo procesi për normalizimin e marrëdhënieve.

Po ashtu, nevojitet një sistem i unifikuar informacioni që të ndërthurë dokumentet arkivore, dëshmitë e dëshmitarëve, të dhënat e inteligjencës, analizat forenzike, identifikimin përmes ADN-së dhe teknologjitë bashkëkohore për zbulimin e varrezave masive.

Çështja e të pagjeturve nuk duhet të përdoret si instrument i negociatave politike dhe as si mënyrë për të relativizuar përgjegjësinë për krimet e kryera gjatë luftës”, përfundon Racaj.


Shtuar më 23.11.2026 20:18

grandpashabet güncel girişBursa Escortgrandpashabet güncel girişjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetdeneme bonusucasinofast güncel girişmarsbahis girişonline notarystarzbethttps://centromedicoflorence.com/cookies-service/betkomextrabetpadişahbetgrandpashabetTürk İfşajojobet girişjojobetcasibombahis siteleriGrandpashabet girişGrandpashabet girişjojobetsahabetjojobetjokerbetjojobetgrandpashabetjojobetjojobet girişgrandpashabet girişjojobetjojobet girişCasibomCasibomCasibom GirişCasibom Girişjojobetjojobet giriş