Protesta kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama ka hyrë në ditën e 177-të, ndërsa qytetarët kanë dalë sërish në rrugët e Tiranës, duke kërkuar largimin e tij nga pushteti.
Me thirrjet “Rama, jep dorëheqjen”, protestuesit kanë vijuar marshimin në kryeqytet, duke përsëritur kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit dhe të qeverisë.
Gjatë tubimit është dëgjuar edhe thirrja “Më datë 28, Rama e di vetë”, në një paralajmërim për protestën mbarëkombëtare të 28 nëntorit, në Ditën e Pavarësisë.
Protestuesit u kanë bërë thirrje qytetarëve nga të gjitha qytetet e vendit që t’i bashkohen protestës së paralajmëruar, duke deklaruar se do të vijojnë qëndresën deri në largimin e qeverisë.
Marshimi në rrugët e Tiranës vijon nën thirrjet kundër Edi Ramës.a.b





