Desire Doué dëmtoi rëndë gjurin, por evitoi grabitjen e banesës, policia arreston keqbërësit

23/11/2026 20:26

Mbrëmja e së shtunës mund të kishte përfunduar akoma më keq për futbollistin e Paris Saint Germainit, Desiré Doué.

Ndërsa sulmuesi ishte në fushën e lojës në ndeshjen me Nice, që skuadra e tij fitoi 3-2 dhe  ku ai pësoi një dëmtim të rëndë në ligamentet e gjurit, një grup prej 3 personash tentuan të hyjnë në banesën e tij.  

Për fatin e mirë të futbollistit, keqbërësit  u pikasën dhe u ndaluan nga një grup agjentësh të Policisë. Gjithsesi, talenti i PSG përjetoi momente paniku në momentin që u kthye dhe gjeti patrullën e policisë në hyrje të banesës së tij.

Top Channel