Jensen Huang u prit si hero në selinë qendrore të Nvidia-s në Kaliforni - pas rikthimit në detyrë
Drejtori ekzekutiv i Nvidia-s, Jensen Huang, është rikthyer në zyrën e tij 11 ditë pasi dha dorëheqjen nga gjiganti i inteligjencës artificiale, pas disa lidhjeve jashtëmartesore – përfshirë një me një grua që dyshohet se është spiune kineze.
Huang, 63 vjeç, u prit me thirrje "Jensen, Jensen" ndërsa hynte në zyrat e prodhuesit të mikroçipeve në Santa Clara, Kaliforni, të hënën në mëngjes, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Disa orë më parë, bordi i Nvidia-s njoftoi se kishte rënë dakord unanimisht për ta rikthyer atë në detyrë.
Afërsia e Huang-ut me personin që dyshohet si spiune kineze, Alice Huang, u bë publike nga "The New York Times" në fund të muajit të kaluar.
Scenes from Nvidia headquarters as Jensen comes back. The Nvidia employees wanted him back more than anything.Grateful to the President, everyone in the administration, everyone who signed the petition, everyone who supported Jensen publicly, everyone who called the board, everyone on the board who fought for him, everyone.This is why America is the greatest country on earth.Every part of Jensen’s story would have only been possible in America.And remember that Gandalf the White was even better than Gandalf the Grey in every way.“Let’s get to work.” 🇺🇸
— Gavin Baker (@GavinSBaker) November 23, 2026
Më pas, ai pranoi se e kishte tradhtuar bashkëshorten e tij, Lori, dhe kërkoi falje.
Më vonë dolën në dritë detaje për dy lidhje të tjera, çka bëri që Huang të largohej nga detyra më 12 nëntor, ndërsa bordi i Nvidia-s po përgatitej ta shkarkonte atë.
Huang, i cili është i martuar me Lori-n prej 41 vitesh, u mirëprit sërish, pasi largimi i tij kishte shkaktuar një rënie prej 40 për qind të vlerës së aksioneve të Nvidia-s brenda një muaji.
Deri në orën 14:00 (sipas orës në bregun lindor të SHBA-së) të së hënës, pothuajse të gjitha ato humbje ishin rikuperuar.
Presidenti Trump ishte ndër mbështetësit më të mëdhenj të Huang-ut dhe u shpreh se ishte tejet i kënaqur me rikthimin e drejtorit ekzekutiv.
Edhe Elon Musk, CEO i Tesla-s dhe SpaceX-it, reagoi të hënën ndaj vendimit të Nvidia-s për të rikthyer Jensen Huang-un në postin e presidentit dhe drejtorit ekzekutiv, duke thënë se "gabimi është korrigjuar". /Telegrafi/



























