Atmosfera e Krishtlindjeve mbërrin në Shtëpinë e Bardhë, Melania Trump përzgjedh bredhin 20-vjeçar që do të zbukurojë rezidencën presidenciale
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, e ka cilësuar rikthimin e Jensen Huang në postin e drejtorit ekzekutiv të Nvidia-s si një zhvillim pozitiv për Izraelin dhe industrinë globale të inteligjencës artificiale.
Në një reagim të publikuar në rrjetin social X, Netanyahu theksoi rëndësinë e partneritetit mes gjigantit amerikan të teknologjisë dhe sektorit teknologjik izraelit, duke nënvizuar se ky bashkëpunim ka sjellë përfitime të konsiderueshme për të dyja palët.
“Partneriteti i Nvidia-s me sektorin e teknologjisë së Izraelit ka krijuar vlerë të jashtëzakonshme si për kompaninë, ashtu edhe për ekonominë e inovacionit të vendit”, shkroi Netanyahu.
Prime Minister Benjamin Netanyahu:
Nvidia’s partnership with Israel’s tech sector has created enormous value for the company and for Israel’s innovation economy.
Continuity in Nvidia’s leadership is good news for that partnership and for the global AI industry.
— Prime Minister of Israel (@IsraeliPM) November 23, 2026
Më herët, Nvidia njoftoi se bordi i drejtorëve kishte riafirmuar Jensen Huang në pozicionet e kryetarit, drejtorit ekzekutiv dhe anëtarit të bordit të kompanisë.
Rikthimi i Huang, nëntë ditë pas largimit të tij, u prit pozitivisht nga investitorët dhe u shoqërua me një rritje të ndjeshme të aksioneve të kompanisë.
Gjatë orëve të para të tregtimit, aksionet e gjigantit amerikan të gjysmëpërçuesve shënuan rritje që kaloi 27%, duke arritur deri në 30%.
Top Channel