Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, bëri një deklaratë të veçantë për lojtarët e tij para përballjes ndaj PSV-së në Champions League, pasi zbuloi shkallën e lodhjes që po përjeton skuadra për shkak të kalendarit të ngjeshur të ndeshjeve dhe kushteve të udhëtimit. Ai theksoi se disa nga lojtarët e tij i fshehin vështirësitë fizike, vetëm e vetëm që të mund të luajnë dhe të japin më të mirën e tyre.
“Kushtet e udhëtimit, mungesa e stërvitjes dhe fakti që u mblodhëm së bashku për herë të parë vetëm një ditë para ndeshjes… Për fat të mirë, kam lojtarë që dinë të gënjejnë mirë; nga ata që më thonë se janë në formën më të mirë për të luajtur, edhe pse në fakt nuk janë.
I dua shumë, por ata thonë se janë plotësisht në formë, edhe kur në të vërtetë po hasin vështirësi. Në minutat e fundit dhe në kohën shtesë, të gjithë ishin të rraskapitur, por luajtën me një shpirt të madh. Në rrethana normale, ndeshje të tilla nuk fitohen”, tha Mourinho.







