Debat i fortë mes Myslym Murrizit dhe analistit Arbër Hitaj në emisionin “Prime News24” në News24, ku në fokus ishte e ardhmja politike e Erion Veliajt, ndryshimet në hartën territoriale dhe përplasjet brenda Partisë Socialiste.

Gjatë diskutimit, Murrizi hodhi dyshime mbi ndryshimet e hartës territoriale të Tiranës, duke pretenduar se ato mund t’i krijojnë Veliajt mundësi për të kapërcyer pengesën ligjore të tre mandateve.

Sipas tij, futja e njësive administrative të Rinasit dhe Domjes në strukturën e re territoriale mund të ndryshojë statusin e bashkisë dhe të ndikojë në mundësinë e kandidimit të Veliajt.

Nga ana tjetër, Arbër Hitaj deklaroi se Veliaj nuk do të jetë kandidat i Partisë Socialiste, duke ngritur edhe çështjen e përplasjes së tij me kryeministrin Edi Rama.

Në vijim, Hitaj u ndal te deklaratat e Veliajt për kërcënimet ndaj jetës dhe raportet e tij me kryeministrin Rama.

Analisti tha se Veliaj tashmë e ka kuptuar se një pjesë e betejës politike dhe sulmeve ndaj tij lidhen me kryeministrin, ndërsa shtoi se zhvillimet e ardhshme mund të sjellin të tjera përplasje.

Pjesë nga diskutimi në studio;

Murrizi: Kjo tani është luftë për PPSH tradicionale dhe këto të Mjaftit. Loja e hartës territoriale, Mazniku ja ka bërë qokën Veliajt. Duke i futur dy njësi administrative brenda, ka kapërcyer ligjin që ia ka të drejtë të kandidojë sepse nuk quhet bashki ekzistuese, është e re kjo.

Hitaj: Nuk do jetë zoti Veliaj kandidat i PS

Murrizi: Ke fol ti me të. Erion Veliaj kandidat i Veliajt. Më vete, i pavarur. Pengesën ligjore për 3 mandate e ka hequr Mazniku. Duke futur Rinasin dhe Domjen, nuk është më ajo bashki, ndaj shoh edhe një luftë aty mes mjaftistë dhe këtyre.

Hitaj: Zot Veliaj ka thënë që më kërcënohet jeta nga kryeministri, ku të shkojë më shumë?

Murrizi: E ka bërë Kastriot Islami kur i shkuan militant te shtëpia…Një tufë socialistë…

Hitaj: Por zoti Veliaj ka kaluar atë që mund të jetë vija e kuqe enjë deklarate. Te burgu i Fierit e ka çuar Rama me porosi, jo SPAK. Ishte në Durrës e çuan në Fier sepse e vendosi kryeministri. Aty Veliaj u bind që një pjesë të betejës politike dhe sulmeve i ka zoti Rama. Tani Rama thotë nuk do merremi me Veliajn, por çfarë pune ka Rama me shkarkimet e Veliajt…Nuk i takon atij. Por me sa shoh ky është vetëm fillimi do ketë akoma më shumë gjëra që do të dalin. Ai flet tani sepse e kuptoi që një pjesë të persekutimeve ja ka bërë zoti Rama.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb