“Më ndaluan me urdhër të takoja Veliajn”, Ndreca: Avokati dhe klienti takohen në çdo kohë
Avokati Plarent Ndreca, i ftuar në “Now” ka folur lidhur me mos lejimin për të takuar klientin e tij kryebashkiakun Erion Veliaj, i cili ndodhet në burgun e Fierit.
Avokati tregon se priti gati një orë e gjysmë te hyrja e Institucionit të Ekzekutimit të Vendimeve Penale Fier, por nuk u lejua të takonte klientin e tij me arsyetimin e mungesës së forcave dhe e logjistikës në dispozicion.
“Nuk më lejua që ta takoj, pra gati një orë e gjysmë prita tek hyrja e IEVP. Nuk arrita ta takoj me arsyetimin që jo nuk kemi forca në dispozicion, nuk kemi logjistikën në dispozicion. Nuk e di se për çfarë duheshin edhe forca dhe logjistika, po kjo ishte arsyeja që nuk u lejova për ta takuar. Kjo është në kundërshtim plot me ligjin dhe me kushtetutën e cila përcakton shumë qartë që avokatë me klientin takohen në çdo kohë. Ky është një diskutim që e kemi bërë dhe më përpara. Madje për këtë çështje kam bërë dhe kallëzim penal në prokurorin e Fierit. Po siç duket IEVP Fier vijon me kokëfortësi shkeljen e rëndë të të drejtave të Erion Veliajt”, tha avokati.
I pyetur nëse pengesa është administrative apo urdhër politik, avokati thotë se ndalesa është e sigurt që është administrative dhe institucionale, edhe pse ende e paprovuar diçka e tillë.
“Është e sigurt është që është një urdhër administrativ dhe institucional. Pastaj se kush e ka dhënë urdhërin nuk e di se nuk e kam provën, por ndalesa është e qartë që është institucionale. Pra jam ndaluar nga punonjësit e IEVP-së të cilët sigurisht funksionojnë në bazë të urdhrave. Po se kush e ka dhënë urdhërin dhe deri në çfarë niveli është dhënë urdhëri , këtë nuk di ta them.
Pra burgjet kanë detyrim për të garantuar mbrojtjen në kuptimin e takimit në çdo kohë të avokatit me klientin. Dhe unë aty isha për një orë e gjysmë dhe pashë që patjetër që kishte forca policie patjetër që ka hyrje dalje, lëvizje dhe për më tepër që siç e thashë ligji e parashikon shumë qartë që avokati dhe i paraburgosuri në këtë rast takohen në çdo kohë dhe nuk ka kufizime kohore”, tha Plarent Ndreca.
Kush do të jetë kandidati i PS-së për Tiranën? Kikia: Ja pse kjo është sfidë e vështirë për Ramën
Avokati Ndreca: Nuk më lejojnë të takoj Veliajn në burg, situatë antikushtetuese
Zbulohet “laboratori” i fshehtë i kanabisit në Shkodër, arrestohen 10 persona, sekuestrohen 2 600 bimë dhe 170 kg drogë
- 21:20 Veliaj ka frikë mos e vrasin? Avokati sqaron deklaratën e kryebashkiakut për operacionin
- 20:38 Lëndohet një ushtar i FSK-së nga shpërthimi i municionit brenda armës, dërgohet në QKUK
- 20:33 Kush do të jetë kandidati i PS-së për Tiranën? Kikia: Ja pse kjo është sfidë e vështirë për Ramën
- 20:25 Jensen Huang rikthehet në selinë e Nvidia-s: Do jem një CEO më i mirë (VIDEO)
- 20:19 Meksika arreston liderin e kartelit të drogës El Chapo Isidro, administrata Trump kërkon ekstradim në SHBA
- 20:17 Merz: Evropa gati për negociata me Rusinë, por të ndalohen provokimet ruse