Champions League/ PSG-Roma, rritet niveli i alarmit për trazira, dyshohet prania e tifozëve të Napolit
Napoli do të ketë një ndeshje të vështirë në Ligën e Kampioneve teksa në Etihad Stadium do të përballet me Manchester City, që në të vërtetë nuk po përjeton një periudhë pozitive.
Në prag të kësaj sfide, trajneri Massimiliano Allegri rikonfirmoi atë që kishte deklaruar pas ndeshjes me Torinon dhe i përgjigjet Enzo Marescas, që e kishte thumbuar.
‘Objektivi është të kalojmë në raundin tjetër. Nëse nesër marrim një rezultat pozitiv, do të ishte fantastike, por në rast humbjeje nuk do të rrezikonim asgjë-tha Allegri-Thashë vetëm se ndeshja nuk do të jetë vendimtare, sepse matematikisht, edhe nëse fitojmë nesër, gjashtë pikë nuk do të mjaftonin për t’u kualifikuar. Prandaj, mendoj se kualifikimin do ta sigurojmë vetëm në ndeshjen e fundit. Është çështje matematikore: për t’u kualifikuar, sigurisht që na duhen të paktën tri fitore’.
Trajneri i Napolit vijoi më tej duke vënë në dukje peshën e Manchester City në kompeticionin më të rëndësishëm evropian.
‘Do të përballemi me një nga skuadrat më të forta në Evropë. Ka ndryshuar shumë lojtarë, por ka cilësi të jashtëzakonshme. Mbetet ndër favoritët për të fituar Champions League-shtoi Allegri-ndeshje të tilla të mëdha përgatiten vetë. Kemi pak lojtarë në stol, por disa lojtarë po rikuperohen. Di Lorenzo dhe Badiashile do të jenë me siguri të gatshëm për ndeshjen ndaj Lecces, ndërsa Favasuli dhe Marianucci nuk janë në listën e lojtarëve. Meret dhe Vergara i kemi humbur, por kjo është pjesë e lojës. Shumë skuadra kanë një numër të madh lojtarësh të dëmtuar, ndaj do të na duhet të zhvillojmë një ndeshje si ekip. Më pas do të përqendrohemi te kampionati’.
Padyshim që në konferencën për shtyp të Allegrit u përmend edhe De Bruyne dhe e ardhmja e tij
‘Na pret edhe një muaj i ngarkuar mes kampionatit, Champions League dhe Kupës së Italisë. Në Krishtlindje do të ulemi të flasim me drejtuesit e klubit. Ndoshta dikush do të dëshirojë të largohet, por këtë do ta shohim vetëm në përfundim të këtij cikli ndeshjesh-tha Allegri-De Bryne është një lojtar i jashtëzakonshëm, e kryen shumë mirë punën e tij dhe është kënaqësi ta shohësh duke luajtur. Napoli është me fat që e ka në skuadër. Secili ka karakterin e vet. Ai i menaxhon gjërat në mënyrën e tij, por është edhe një lojtar që nuk i shmanget kurrë përgjegjësive. Këtë e dëshmon edhe karriera e tij, sepse përndryshe nuk mund të qëndrosh 10 vjet te Manchester City… Pastaj, nga jashtë të gjithë flasin pa i ditur gjërat dhe pa i përjetuar ato nga afër”.
Në fund trajneri i Napolit shpjegoi edhe ‘teorinë e tij të buzëqeshjes’.
‘Nuk jam supersticioz, por personat negativë sjellin ters dhe unë as që nuk dua t’i shoh…Kështu nëse buzëqeshim ndoshta shënojmë gol. Thashë një batutë-përfundoi Massimiliano Allegri.
Top Channel