Rusia ka kërcënuar me “pasoja të dhimbshme”, pasi Ukraina pretendoi se ka kryer sulme shkatërruese ndaj dy anijeve ruse në një port në Libi.
Ukraina fundosi një korvetë detare ruse duke përdorur dronë detarë në Bengazi, si dhe goditi anijen ruse të ngarkesave të thata “MV Angara”, për të cilën presidenti Volodymyr Zelensky pohoi se ishte përdorur për transportimin e armëve.
Sipas Zelenskyt, së bashku me korvetën u shkatërrua edhe një helikopter rus i tipit Ka-27.
“Këto veprime sjellin pasoja tejet të dhimbshme për regjimin e Kievit”, deklaroi të hënën zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.
“Dëshiroj të kujtoj një deklaratë të bërë nga Putini në Shenzhen, në të cilën ai pohoi se kjo praktikë, ky kurs veprimi nga ana e ushtrisë sonë, do të vazhdojë,” tha ai, duke shtuar se një përgjigje e plotë do të vijë nga Ministria e Mbrojtjes.
Ndërkohë, Zelensky theksoi se Ukraina vazhdon operacionet e saj në ujërat e përcaktuara. Sulmi ndodhi vetëm një ditë pas një sulmi me dron ndaj një anijeje ngarkesash, të lidhur me ushtrinë ruse, në Gjirin e Finlandës.










