Top Story/ “Rama si Herkuli, Balluku si Iolau”, analiza mitologjike e Currit: Spiropali krahason veten me kuçedrën, por atë në fund e vranë

23/11/2026 22:28

Analisti Arjan Curri, i ftuar në “Top Story” me Grida Dumën, solli një interpretim përmes mitologjisë greke, duke e krahasuar Spiropalin me Hidrën e Lernës dhe Edi Ramën me Herkulin, ndërsa Belinda Ballukun e identifikoi me Iolaun, ndihmësin që i mundësoi Herkulit të mposhtte përbindëshin.

Sipas Currit, kjo metaforë pasqyron raportet e pushtetit dhe përpjekjen e Spiropalit për t’u shkëputur nga Rama.

Analisti Arjan Curri: “Spiropali ka nxjerrë një letër të tjetër ku e quan veten Kleopatra, mbretëresha e Kinës, Zanë Gjoli, si dhia, pastaj thotë se më presin kokën dhe më dalin 7 të tjera. I ka marrë kafshët me radhe dhe në fund mendon se bën edhe klimën, than dete.

E ka seriozisht këtë, bën ironi dhe cinizëm, por kjo është gjëja më serioze në botë, kështu shkon te e vërteta. Këto janë shenjat e kodipendentit që fiton shkëputjen nga narcizisti, që në këtë rast është Rama. Kjo nuk pranon se ka qenë ushtare, por thotë se e ka bërë vetë. Ajo që nuk kupton Spiropali është kur përdor mitologjinë, se janë shumë të thella.

Ajo e kuçedrës me kokat, lidhet me Hidrën e Lernës dhe kur Herkuli i priste një kokë, i dilnin dy të tjera. Ajo që nuk kupton Spiropali është se kjo lloj kuçedre vritet nga Herkuli, që në këtë rast është Rama. Herkuli i kërkoi ndihmë nipit Iolau, që digjte kokën kur e priste dhe nuk rigjenerohej. Iolau është Balluku. Balluku po djeg kokat e Elisës. E thotë vetë, ma ka prerë një kokë”.

Top Channel