Veliaj me kandidat të tij në zgjedhje? Avokati Plarent Ndreca: Të gjitha mundësitë janë të hapura

23 Nëntor 2026 | 22:31

Avokati Plarent Ndreca nuk e ka përjashtuar mundësinë që Erion Veliaj të propozojë ose të mbështesë një kandidat të tijin socialist në zgjedhjet e ardhshme.

I pyetur nëse Veliaj mund të dalë me një kandidaturë të mbështetur prej tij, Ndreca u shpreh se çdo mundësi është e hapur, por theksoi se fillimisht duhet të tentohet zgjidhja e problematikave brenda organizatës socialiste.

“Sigurisht, të gjitha janë të mundura potencialisht, por unë nuk mund të them tani se çfarë do të ndodhë. Hapi i parë është që të përpiqemi të gjithë të rregullojmë çfarë duhet rregulluar tek organizata jonë. Nëse organizata nuk përgjigjet, patjetër që do të elaborohen të gjitha mundësitë e tjera”, deklaroi Ndreca.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Më ndaluan me urdhër të takoja Veliajn”, Ndreca: Avokati dhe klienti takohen në çdo kohë

Avokati Plarent Ndreca, i ftuar në “Now” ka folur lidhur me mos lejimin për të takuar klientin e tij kryebashkiakun Erion Veliaj, i cili ndodhet...
22:12 | 23/11/2026

Kush do të jetë kandidati i PS-së për Tiranën? Kikia: Ja pse kjo është sfidë e vështirë për Ramën

Analisti Mentor Kikia e konsideroi përzgjedhjen e kandidatit të Partisë Socialiste për Bashkinë e Tiranës si sfidë të vështirë për këtë forcë politike. I ftuar...
20:33 | 23/11/2026

Avokati Ndreca: Nuk më lejojnë të takoj Veliajn në burg, situatë antikushtetuese

Avokati Plarent Ndreca nuk është lejuar sërish të takojë kryebashkiakun Erion Veliaj, i cili ndodhet në burgun e Fierit. Ndreca është paraqitur mbrëmjen e kësaj...
19:29 | 23/11/2026