Shqiptari që vodhi pamjet e GTA VI dënohet me 7 vite burg, por lirohet, gjykatësi: Mos i shpërdoro talentet
E drejta e Erion Veliajt, i cili ndodhet në paraburgim, për të zgjedhur spitalin ku do të kryejë ndërhyrjen kirurgjikale, u diskutua në emisionin “Top Story”, me Grida Dumën.
Ish-prokurori Eugen Beci shpjegoi procedurat ligjore për trajtimin shëndetësor të personave në paraburgim, duke theksuar se vendimmarrja për transferimin në një spital tjetër kalon përmes prokurorit të çështjes dhe se kërkesat për trajtim nuk mund të diktohen thjesht nga preferencat personale të të paraburgosurit.
Curri: “A ka të drejtë ligjërisht që Veliaj, që ndodhet i paraburgosur, të zgjedhë spitalin ku do të operohet?”
Beci: “Nëse një i burgosur ka një problem shëndetësor, shkon te spitali i burgut dhe nëse specialisti atje ka problem për tu çuar për trajtim të specializuar, shkon. Por në këtë mes hyn SPAK, duhet leje nga Prokuroria. Ai që kontrollon Veliajn është prokurori i çështjes, menaxheri është prokurori. Mjeku i burgut mund të kërkojë specialist tjetër, por nuk mund të kërkohet me emër. Nuk mund të tolerohet që të kërkosh të operohesh në një spital tjetër se nuk të pëlqen pamja nga dritarja. Di një rast kur një i dënuar ishte i infektuar me SIDA dhe vdiq në burg, nuk iu ndryshua masa e sigurisë. Kur erdhën letrat e aplikacioneve të enkriptuara, kishte një thes me të dhëna dhe pyetjet ishin: përse more të miat dhe jo të tjetrit? Kështu është edhe rasti këtu, të gjithë kanë bërë gjëra të paligjshme dhe thonë: përse mua dhe jo ndonjë tjetër”.
Top Channel