“Evropa është e gatshme të negociojë me Rusinë për një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme në Ukrainë”, ka deklaruar kështu kancelari gjerman, Friedrich Merz gjatë një conference të përbashkët për shtyp me me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Mark Rutte. Merz tha se konsultimet në nivel këshilltarësh për sigurinë kombëtare, me pjesëmarrjen e Ukrainës, Rusisë, Evropës dhe SHBA-së, mund të zhvillohen së shpejti, duke përmendur Abu Dhabin si një vend të mundshëm. Ai kërkoi që Evropa të ketë një rol të plotë në bisedime dhe hodhi poshtë çdo format pa të.