Shtatë banorë kanë qenë në nominim për këtë javë, ku njëri prej tyre do ta lë shtëpinë e famshme të hënën.

Dhe konkurrenti që u largua nga gara dhe nga çmimi i madh është Jona Krasniqi.


Valdet Haziri kështu e vazhdon garën për çmimin e madh, ku më pas do t’i bashkohet edhe gruaja e tij, Valdrina.

Foto: Screenshot/YouTube

Ajo ishte paralajmëruar që të bëhej një banor i vetëm me partnerin, në qoftë se do të vazhdonte lojën në këtë mbrëmje.

Mbetet për t’u parë se si do të jetë në vazhdim gara e tyre si çift dhe një konkurrent i vetëm.

Deri më tani janë larguar disa banorë, ndonëse është akoma herët për në finalen e madhe.

Në shtëpinë e famshme po vazhdon të ketë dinamika të shumta, përplasje e pëlqime ndërmjet banorëve. /Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com