Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin nacional Elbasan-Peqin, pranë fshatit Papërr.
Një automjet tip “Benz” ka përplasur një këmbësor, i cili, si pasojë e plagëve të marra, ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Në vendin e aksidentit kanë mbërritur efektivët e Policisë, të cilët po kryejnë veprimet hetimore dhe ekspertizën për të zbardhur rrethanat dhe dinamikën e plotë të ngjarjes.
Deri në këto momente nuk ka ende një njoftim zyrtar nga Policia.
© SYRI.net