Afërsia e krijuar ditët e fundit mes Kledjës dhe Bejtës ka tërhequr vëmendjen e banorëve të Big Brother VIP Kosova, por edhe të publikut jashtë shtëpisë.
Raporti i tyre ka nxitur pikëpyetje nëse bëhet fjalë vetëm për një miqësi apo nëse mes dyshes po zhvillohet një pëlqim i veçantë.
Të lidhura
None found
Gjatë Prime-it të sontëm, Bejta pranoi se e konsideron Kledjën të bukur, ndërsa sqaroi se jashtë shtëpisë është në një lidhje.
E pyetur për gjendjen e saj emocionale gjatë ditëve të fundit, Kledja tha se afrimiteti me Bejtën ka ndikuar në mënyrën se si është ndier.
“Mendoj që të kesh pëlqim për dikë, me kaq pak kohë, është shumë. Por kam disa ndjesi dhe disa gjëra që ndiej kur flas ose kur jemi bashkë, ndoshta mund të jenë diçka më shumë se shoqëri”, u shpreh ajo.






