Mediat gjermane raportuan të hënën në mbrëmje se agjencitë perëndimore të inteligjencës kanë njoftuar NATO se Rusia po përgatitet të lëshojë një satelit të pajisur me një kokë bërthamore, e cila mund të vihet në orbitë brenda këtij viti . Disa vende të NATO-s thuhet se janë informuar së fundmi për një paralajmërim specifik, sipas Sueddeutsche Zeitung (Zidojçe Cajtung), përfshirë edhe ministri gjerman të mbrojtjes, Boris Pistorius dhe zyrtarë të tjerë qeveritarë në Berlin.