Hakeri shqiptar, Arion Kurtaj, që sulmoi kompaninë Rockstar Games dhe publikoi pamje të videolojës së shumëpritur GTA 6 përpara se të dilte në treg, është liruar nga burgu me kusht, pasi ka vuajtur pjesën më të madhe të dënimit prej shtatë vitesh. 21-vjeçari u largua nga qelia pas përfundimit të procedurave gjyqësore, ndërsa gjykatësi i dha një paralajmërim të drejtpërdrejtë: “Je një i ri shumë i talentuar. Mos lejo që kjo të ndodhë përsëri”. Kurtaj, pjesëtar i një grupi hakerësh, kishte pranuar fajësinë për sulmin ndaj Rockstar Games dhe disa kompanive të tjera, përfshirë Revolut dhe Uber, në kohën kur ishte vetëm 16 dhe 17 vjeç.