Arbër Hitaj: Balluku ka grupin më me ndikim në PS, Rama mund të përballet me goditje nga Veliaj e Spiropali para zgjedhjeve vendore

Analisti Arbër Hitaj komentoi në emisionin “Prime News24” në News24 marrëdhëniet brenda Partisë Socialiste dhe mbështetjen që kryeministri Edi Rama po i jep zëvendëskryeministres Belinda Balluku, ndërkohë që ndaj saj vijojnë zhvillimet e procesit hetimor.

Sipas Hitajt, në PS po diskutohet kryesisht se çfarë e shtyn Ramën të mbajë mbi vete një kosto kaq të lartë politike për të mbrojtur Ballukun. Ai e cilësoi të gabuar mosmiratimin e kërkesës për heqjen e imunitetit të saj dhe arrestimin.

Të lidhura

None found

Analisti vlerësoi se qëndrimi i kryeministrit dëshmon se grupi i Ballukut ka aktualisht peshë të madhe në Partinë Socialiste. Ai përmendi gjithashtu largimin e disa drejtorëve dhe drejtuesve të lidhur me PS-në, duke thënë se persona të afërt me Ballukun nuk janë trajtuar njësoj.

“Në PS, diskutimi është se përse Rama po sakrifikon kaq shumë për ta mbajtur Belinda Ballukun. Për mua, ishte gabim që nuk u lejua kërkesa për heqjen e imunitetit dhe më pas për arrestimin, në kuadër të hetimit. Mënyra si e ka mbrojtur Rama tregon se klani i zonjës Balluku është më i forti në PS në këtë moment. Janë larguar shumë drejtorë të PS-së, por asnjë nga njerëzit e zonjës Balluku. Edhe largimi i zonjës Spiropali e tregon këtë. Pakënaqësia e socialistëve është edhe më e madhe nga sa duket. Goditja e fortë që mund t’i vijë zotit Rama nga Veliaj dhe Spiropali do të jetë, patjetër, para zgjedhjeve lokale. Këto nuk janë thjesht zgjedhje për të përcaktuar administratorin e kryeqytetit; janë referendum, fillimisht kundër zotit Rama ose në mbështetje të tij. Sfida për kandidatin e PS-së do të jetë se sa i pavarur do të jetë nga urdhrat e zotit Rama”, u shpreh Hitaj.


grandpashabet güncel girişBursa Escortgrandpashabet güncel girişjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetdeneme bonusucasinofast güncel girişmarsbahis girişonline notarystarzbethttps://centromedicoflorence.com/cookies-service/betkomextrabetpadişahbetgrandpashabetTürk İfşajojobet girişjojobetcasibombahis siteleriGrandpashabet girişGrandpashabet girişjojobetsahabetjojobetjokerbetjojobetgrandpashabetjojobetjojobet girişgrandpashabet girişjojobetjojobet girişCasibomCasibomCasibom GirişCasibom Girişjojobetjojobet giriş