Raporti: Inteligjenca artificiale, agjentja e udhëtimeve të së ardhmes

24 Nëntor 2026 | 00:05

Inteligjenca artificiale pritet të marrë gjithnjë e më shumë rol në organizimin e pushimeve, duke u kujdesur për gjithçka, nga përzgjedhja e destinacionit dhe rezervimi i biletave, deri te menaxhimi i ndryshimeve gjatë udhëtimit.

Sipas një raporti të kompanisë globale të teknologjisë së udhëtimeve Amadeus, viti 2032 parashikohet të shënojë një pikë kthese për industrinë e turizmit, pasi inteligjenca artificiale pritet të transformojë mënyrën se si njerëzit planifikojnë dhe realizojnë udhëtimet e tyre.

Ndërkohë, një sondazh i Shoqatës Ndërkombëtare të Transportit Ajror (IATA), i realizuar me mbi 10 mijë persona në 200 vende, tregon se 49% e udhëtarëve e kanë përdorur tashmë inteligjencën artificiale për planifikimin e udhëtimeve. Një pjesë e tyre i drejtohen kësaj teknologjie për të kërkuar fluturime, për të gjetur çmimet më të favorshme apo për të zbuluar destinacione të reja.

Megjithatë, besimi te vendimmarrja e pavarur e kësaj teknologjie mbetet ende i kufizuar. Sipas një raporti të Booking.com, vetëm 12% e të anketuarve do të ndiheshin rehat nëse inteligjenca artificiale do të merrte vendime në emër të tyre.

Nga ana tjetër, 89% e të anketuarve shprehen të gatshëm ta përdorin këtë teknologji në udhëtimet e ardhshme. Madje, 64% do të ishin të gatshëm të paguanin për një asistent virtual, i cili do t’u ofronte informacion dhe ndihmë gjatë pushimeve.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Jensen Huang rikthehet në selinë e Nvidia-s: Do jem një CEO më i mirë (VIDEO)

CEO i Nvidia-s, Jensen Huang, është rikthyer në selinë qendrore të kompanisë në Santa Clara, Kaliforni, ku ka përcjellë një mesazh që ka tërhequr vëmendjen....
22:25 | 23/11/2026

Meksika arreston liderin e kartelit të drogës El Chapo Isidro, administrata Trump kërkon ekstradim në SHBA

Shtetet e Bashkuara kanë kërkuar ekstradimin e bosit të drogës Fausto Isidro Meza Flores, i njohur si “El Chapo Isidro”, i cili u arrestua në...
20:19 | 23/11/2026

Merz: Evropa gati për negociata me Rusinë, por të ndalohen provokimet ruse

Kancelari gjerman Friedrich Merz deklaroi se Evropa është e gatshme të ulet në tryezën e negociatave me Rusinë për arritjen e një paqeje të drejtë...
20:17 | 23/11/2026