Në një bisedë në Top Albania Radio, Bieta Sulo ka folur për marrëdhënien e saj të gjatë me gazetarin dhe prezantuesin Alban Dudushi, duke zbuluar anë të panjohura të jetës së tyre të përbashkët.
E pyetur nëse kanë patur momente të vështira në marrëdhënien e tyre, Sulo u përgjigj:
Jeta i ka të gjitha ngjyrat, i ka edhe valët edhe dallgët. E rëndësishme është që kemi lundruar bashkë në këto dallgë.
Gazetarja theksoi se çiftet nuk tërhiqen vetëm nga të kundërtat, por edhe nga pikat e përbashkëta:
Duhet të kesh pika të përbashkëta interesash kulturore, parimesh në jetë, se përndryshe nuk ke shtylla besimi, vlerash të përbashkëta dhe nuk shkon dot përpara.
Sulo zbuloi gjithashtu se sfida më e madhe ka qenë natyra e punës në media, ku orare të ngarkuara, xhirime dhe takime shpesh i largonin nga njëri-tjetri, por mbështetja reciproke ka qenë çelësi i suksesit të marrëdhënies së tyre. E pyetur se çfarë e tërheq më shumë tek Alban Dudushi, ajo përmendi karakterin, besnikërinë dhe mënyrën e të folurit, duke e përshkruar si një njeri që e ka adhuruar, njohur dhe më pas dashuruar.