Tump emëron përkohësisht Jay Clayton si Drejtorin e Inteligjencës Kombëtare
Presidenti amerikan Donald Trump ka emëruar Drejtorin e Inteligjencës Kombëtare, Jay Clayton, në detyrën e drejtorit kombëtar të përkohshëm të kibernetikës, deri në konfirmimin nga Senati të kandidaturës së tij për këtë post.
Sipas raportimeve të The Washington Post, Clayton do të mbajë këtë detyrë deri në konfirmimin e Kirsten Davies, të cilën Trump e ka propozuar për të drejtuar Zyrën Kombëtare të Kibernetikës. Lajmi për emërimin e përkohshëm të Clayton u raportua fillimisht nga Axios.
Aktualisht, Clayton mbikëqyr 18 agjenci të inteligjencës amerikane në cilësinë e Drejtorit të Inteligjencës Kombëtare. Ai gjithashtu drejton një grup pune të Shtëpisë së Bardhë për inteligjencën artificiale.
Ky ndryshim në drejtimin e sigurisë kibernetike vjen pas disa ndërprerjeve të mëdha teknologjike gjatë këtij muaji, të cilat prekën linjat ajrore, bankat dhe platformat e softuerëve që përdoren gjerësisht në SHBA.
Problemet përfshinë edhe komunikimet e kontrollit të trafikut ajror në Administratën Federale të Aviacionit, si dhe shërbimin Microsoft Outlook. Sipas raportimeve, incidentet nuk dyshohet të kenë ardhur si pasojë e sulmeve kibernetike, por shkaktuan shqetësim për shkak të ndikimit në sisteme dhe shërbime jetike.
Javën e kaluar, Trump shkarkoi nga detyra drejtorin kombëtar të kibernetikës, Sean Cairncross, duke propozuar fillimisht Kirsten Davies si pasuese të tij.
Davies aktualisht shërben si drejtoreshë e informacionit në Pentagon dhe ka mbajtur më parë poste të rëndësishme në fushën e teknologjisë dhe sigurisë kibernetike në kompani të mëdha ndërkombëtare, përfshirë Estée Lauder, Hewlett Packard Enterprise dhe Siemens.
Shtëpia e Bardhë bëri të ditur se Trump ka vendosur që Davies të jetë drejtoresha e ardhshme kombëtare e kibernetikës me kohë të plotë. Deri në konfirmimin e saj nga Senati, ajo do të shërbejë si këshilltare e lartë e Jay Clayton.
Irani kërkon 290 miliardë dollarë dëmshpërblim nga SHBA, paralajmëron kundërpërgjigje ndaj bllokadës detare
Raporti: Inteligjenca artificiale, agjentja e udhëtimeve të së ardhmes
Jensen Huang rikthehet në selinë e Nvidia-s: Do jem një CEO më i mirë (VIDEO)
- 01:15 Irani kërkon 290 miliardë dollarë dëmshpërblim nga SHBA, paralajmëron kundërpërgjigje ndaj bllokadës detare
- 00:05 Raporti: Inteligjenca artificiale, agjentja e udhëtimeve të së ardhmes
- 23:55 Aksident tragjik në aksin Elbasan–Peqin, viktima ende i paidentifikuar
- 23:35 Dëbora e parë në Kukës, zbardhet zona pranë Tunelit të Kalimashit
- 22:31 Veliaj me kandidat të tij në zgjedhje? Avokati Plarent Ndreca: Të gjitha mundësitë janë të hapura
- 22:25 Jensen Huang rikthehet në selinë e Nvidia-s: Do jem një CEO më i mirë (VIDEO)