Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Sulmuesi i Kosovës, Dalipi, në formacionin e javës në Zvicër

Lutfi Dalipi

Sulmuesi i Kosovës, Lutfi Dalipi, është përfshirë në formacionin më të mirë të javës së 14-të të Superligës së Zvicrës. 

Formacioni më i mirë i javës është përzgjedhur të hënën nga faqja e specializuar për statistika “SofaScore”. 

Dalipi ishte protagonist në barazimin e skuadrës së Vaduzit. 

Vaduzi të dielën barazoi 2:2 me Lausannen në udhëtim. 

20-vjeçari Dalipi e realizoi golin e parë të Vaduzit në takimin ndaj Lausannes. 

Sipas “SofaScore”, Dalipi është vlerësuar me notën 8.9.

Edhe Lutfi Dalipi shënon gol në Zvicër Futboll Lutfi Dalipi shënon gol në Zvicër

Dalipi në 17 ndeshjet e zhvilluara këtë edicion në të gjitha garat ka kontribuar me shtatë gola dhe nëntë asistime. 

Dalipi më 12 nëntor vendosi që ta përfaqësojë Kosovën. Ai është me prejardhje nga Lugina e Preshevës.

No description available.