Inteligjenca artificiale Claude pretendon zgjidhjen e një prej problemeve më të mëdha të matematikës
Modeli i inteligjencës artificiale Claude, i kompanisë Anthropic, ka ndihmuar matematikatin Levent Alpöge në hartimin e një prove për Hipotezën e Riemann-it, një prej problemeve më të famshme dhe më të vështira të matematikës, e pazgjidhur prej 167 vitesh.
Hipoteza e Riemann-it lidhet me shpërndarjen e numrave të thjeshtë, të cilët pjesëtohen vetëm me numrin 1 dhe me vetveten. Ajo sugjeron se pas shpërndarjes së tyre, që në pamje të parë duket e rastësishme, ekziston një strukturë matematikore e rregullt dhe e fshehur.
Zgjidhja e këtij problemi mund të ketë pasoja të rëndësishme edhe përtej matematikës teorike, veçanërisht në teorinë e numrave, kriptografinë dhe zhvillimin e sistemeve kompjuterike.
Alpöge ka punuar për muaj të tërë me Claude, duke paraqitur fillimisht një rezultat të pjesshëm në gusht. Ky nuk është projekti i tij i parë i këtij lloji. Në shtator, ai kishte paraqitur gjithashtu një provë të pjesshme për ekuacionet Navier-Stokes dhe Euler, të cilat përshkruajnë lëvizjen e lëngjeve dhe gazeve.
Për të verifikuar rezultatet, studiuesi i dorëzoi provat në Lean, një platformë interaktive me burim të hapur që përdoret për kontrollimin formal të provave matematikore.
Sipas raportimit, brenda 48 orëve, matematikani i MIT-it, Andrew Sutherland, së bashku me iniciativën Lean FRO/Mathlib, kontrolluan provën dhe nuk identifikuan gabime në verifikimin automatik.
Materiali përfshin mbi 17 milionë rreshta kodi, të shpërndarë në më shumë se 175 mijë skedarë, duke e bërë analizimin e plotë të tij një proces kompleks.
Megjithatë, prova ende duhet të shqyrtohet dhe konfirmohet nga komuniteti ndërkombëtar i matematikës. Nëse vërtetohet, ky zhvillim mund të shënojë një moment historik për shkencën dhe inteligjencën artificiale.
Tump emëron përkohësisht Jay Clayton si Drejtorin e Inteligjencës Kombëtare
Irani kërkon 290 miliardë dollarë dëmshpërblim nga SHBA, paralajmëron kundërpërgjigje ndaj bllokadës detare
Raporti: Inteligjenca artificiale, agjentja e udhëtimeve të së ardhmes
- 01:40 Macron njofton 350 milionë euro mbështetje për industrinë aeronautike franceze
- 01:25 Tump emëron përkohësisht Jay Clayton si Drejtorin e Inteligjencës Kombëtare
- 01:15 Irani kërkon 290 miliardë dollarë dëmshpërblim nga SHBA, paralajmëron kundërpërgjigje ndaj bllokadës detare
- 00:05 Raporti: Inteligjenca artificiale, agjentja e udhëtimeve të së ardhmes
- 23:55 Aksident tragjik në aksin Elbasan–Peqin, viktima ende i paidentifikuar
- 23:35 Dëbora e parë në Kukës, zbardhet zona pranë Tunelit të Kalimashit