Lajmi se dronët që goditën një anije ruse në Libi mund të ishin nisur nga Shqipëria, u prit tek ne me një lloj ngazëllimi nga disa idiotë.

Nuk ngeli rrjet social, blog, faqe fb, influencerë, pa e ribotuar me nxitim sikur të ishin ata përhapësit e parë të lajmit. Disa edhe të paguar për ta bërë.

Askush veç dy institucioneve shtetërore, nuk e trajtoi atë si shpifje të ndyrë ndaj Shqipërisë dhe mjaft të rrezikshme. E botuan ashtu si erdhi, sikur flitej për ndonjë vend të largët në Azi dhe si mundësi e mirë për klikime.

Pikërisht këtë synonin ata që kanë sajuar këtë marrëzi.

Idiotët tanë të rrjeteve sociale, nuk e kuptojnë që këto janë provokime me origjinë ruse, për të zgjeruar më tej konfliktin me NATO-n, në një vend me mbrojtje të dobët si vendi ynë. Ato duhen kundërshtuar e hedhur poshtë si provokim i qarqeve të lidhura me interesa ruse, sepse kjo është e vërteta dhe ne duhet të mbrojmë interesat tona jetike.

Ato qarqe që nisin aventura të tilla nuk e kanë problem të ngatërrojnë në çorbën e tyre një vend të vogël si Shqipëria. Sot shumë vende europiane po përjetojnë pafundësisht alarme për bomba në shkolla, fluturime dronësh në aeroporte, madje edhe shkelje të hapësirave ajrore nga avionë luftarakë.

Besoj nuk i keni harruar sulmet kibernetike nga Irani. Nuk keni harruar edhe tentativën para pak vjetësh për të sulmuar me dron një konferencë në Manzë e që çoi në anulimin e saj.

Këto ngjasin kur për çdo ditë marrim sinjale që viti 2027 do të jetë viti që do të mbyllen negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë në BE.

Sot Marta Kos në Athinë i kujtoi Greqisë që nën udhëheqjen tuaj do të mbyllen negociatat e Shqipërisë në fund të vitit të ardhshëm. Me nëntekst, ajo i kujtoi fqinjëve tanë që BE pret nga ju që të mos luani me kartën e të drejtave të minoritetit dhe të bllokoni mbylljen e negociatave me Shqipërinë.

Po çfarë bëjmë ne si shqiptarë?

Segmente të së majtës ekstreme shqiptare kanë nisur një protestë disa mujore për të dëmtuar midis të tjerave integrimin europian të vendit. Sot vetëm ndonjë idiot mund të thotë që ajo nuk ka nxitje dhe financim nga jashtë.

Në këtë aventurë ju kanë dalë në krah fondamentalistët ekstremistë, për të cilët kombi dhe atdheu renditen poshtë besimit fetar. Edhe në këtë rast, do ishe idiot të mendoje që nuk kanë shtytje dhe financim nga jashtë.

Këtyre palaçove, për fat të keq, ju është bashkuar e djathta shqiptare, pasi turbullirat ajo i sheh si të vetmen mundësi për t'u rikthyer në pushtet.

Të gjithë së bashku kanë vendosur që në 28 Nëntor të bëjnë përpjekjen e radhës dhe më të fortën për të arritur qëllimet që kanë. Me çdo çmim, duke djegur e shkatërruar Tiranën, madje edhe anëtarësimin në BE, i cili kurrë nuk ka qenë kaq afër./Marrë nga Facebook