Një rikthim në Belgjikë duket gjithnjë e më i mundshëm për Kevin De Bruyne. Deklaratat e bashkëshortes së tij, Michelle, për revistën NINA, kanë shkaktuar zemërimin e tifozëve të Napolit. Ajo foli për vështirësitë e jetesës në Itali dhe mungesën e lirisë për të bërë një jetë normale larg futbollit.
“Në Manchester njerëzit ishin mësuar me Kevin dhe pothuajse nuk i kushtonin më vëmendje. Në Napoli është ndryshe. I themi njëri-tjetrit se sa më shpejt të largohemi, aq më mirë. Gjithnjë e më shpesh mendojmë të jetojmë në Limburgu”, – deklaroi ajo.
I pyetur për të ardhmen, De Bruyne u shpreh: “Më kanë mbetur vetëm 6 muaj kontratë. Duhet të filloj të mendoj për këtë dhe do të flas me familjen. Jam 36 vjeç, jo 20. Për momentin nuk mund të them më shumë. PSV? Ka shumë zhurmë, por nuk është momenti të flasim”.
Belgu reagoi edhe ndaj sulmeve ndaj bashkëshortes: “Më shqetësuan lajmet për një intervistë që askush nuk e lexoi siç duhet. Publikuan edhe fotografi të shtëpisë sime. Fjalët u keqinterpretuan. Nuk e njihni jetën time. Ishte e pakëndshme për mua dhe bashkëshorten time”.







