Trump do ta dekorojë ish-kryebashkiakun e Nju Jorkut, Rudy Giuliani me Medaljen Presidenciale të Lirisë

24 Nëntor 2026 | 07:12

Presidenti amerikan, Donald Trump do t’i japë Rudy Giuliani- t Medaljen Presidenciale të Lirisë, nderin më të lartë që mund t’i jepet një qytetari në Shtetet e Bashkuara. Lajmin e njoftoi ish-kryebashkiaku i Nju Jorkut.

“Padyshim që jam shumë i prekur dhe është një nder i madh, jo vetëm ta marr atë, por ta marr prej tij”, tha Giuliani në një emision të drejtuar nga Steve Bannon, një figurë kryesore e së djathtës radikale në Shtetet e Bashkuara.

Ceremonia e ndarjes së çmimeve është planifikuar për në orën 11:00 të së martës në Zyrën Ovale të Shtëpisë së Bardhë.

Një ish-prokuror Giuliani u bë i njohur për luftën e tij kundër mafias së Nju Jorkut. Si kryetar bashkie i metropolit amerikan, ai u lavdërua për trajtimin e sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001. Ai ishte gjithashtu iniciatori i politikës së “tolerancës zero” që konsiderohet se ka ulur në mënyrë drastike krimin në Nju Jork.

Megjithatë, prestigji i ish-avokatit personal të Donald Trump u dëmtua në vitin 2023, kur Giuliani u dënua të paguante 148 milionë dollarë dëmshpërblim për shpifje, në sfondin e akuzave për mashtrim zgjedhor në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020.

Rudy Giuliani udhëhoqi përpjekjet për të përmbysur rezultatet e zgjedhjeve, të cilat i fitoi demokrati Joe Biden. Që atëherë, atij i është hequr e drejta e pjesëmarrjes në shoqatat e avokatëve të Nju Jorkut dhe Uashingtonit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dy të vdekur dhe 22 të plagosur nga sulmi rus në Zaporizhia të Ukrainës

Një sulm rus në qytetin ukrainas të Zaporizhias vrau gjatë natës dy persona dhe plagosi 22 të tjerë, përfshirë dy fëmijë. Kështu njoftoi të martën...
07:28 | 24/11/2026

Publikohen pjesë nga ditari i Papa Françeskut, shkruante se kishte parë vizione të Djallit dhe Ferrit

Papa Françesku vuajti nga një krizë shpirtërore dyvjeçare duke filluar nga viti 2021, kur u ndje i tunduar nga Djalli dhe luftoi me mënyrën se...
07:20 | 24/11/2026

Dënohet me 7 vite burg Arion Kurtaj, 21-vjeçari publikoi pamjet e GTA VI para kohe

Një 21-vjeçar, i cili dyshohet se sulmoi sistemet e kompanisë Rockstar Games dhe publikoi pamje të papublikuara të videolojës së shumëpritur Grand Theft Auto VI...
05:55 | 24/11/2026