Atentati i rëndë i ndodhur paraditen e së hënës në qytetin e Fierit ka përfunduar me dy viktima. Jakup Hasani, nipi i Selami Hasanit, i cili mbeti i plagosur rëndë gjatë sulmit ku u ekzekutua xhaxhai i tij, ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal të Fierit, pavarësisht ndërhyrjes kirurgjikale.
47-vjeçari u transportua me urgjencë drejt spitalit, pasi kishte marrë tre plumba në trup, dy në bark dhe një në nofull. Mjekët iu nënshtruan një ndërhyrjeje kirurgjikale, pas së cilës ai u vendos në reanimacion, në gjendje të rëndë shëndetësore. Fillimisht u raportua se kishte dalë nga rreziku për jetën, por gjendja e tij u përkeqësua dhe ai nuk arriti t’u mbijetonte plagëve.
Ngjarja ndodhi në lagjen “1 Maji”, në oborrin e banesës së Selami Hasanit, i njohur edhe si “Sel Çami”. Persona të armatosur hapën zjarr ndaj tij dhe nipit të tij, të cilët ndodheshin në oborrin e vilës, të rrethuar me mure të larta dhe të pajisur me kamera sigurie.
Si pasojë e të shtënave, Selami Hasani dhe nipi i tij, Jakup Hasani, humbën jetën. atentati mbetet një prej ngjarjeve të rënda kriminale të regjistruara në qytetin e Fierit.
