Maresca në dialektin napolitan: “Nuk kam folur kurrë me De Laurentiis. Allegri? Në Itali jemi të zotë të ankohemi…”

24 Nëntor 2026
7:59
Alfred Lleshi
back button

“A mund të bëhesha trajner i Napolit? Në mars, prill dhe maj pata kontakte me një klub italian, por jo me Napolin. Nuk kam folur kurrë me presidentin De Laurentiis dhe as me ndonjë përfaqësues tjetër të klubit”.

Në prag të përballjes së Champions-it me Napolin, trajneri i Manchester City, Enzo Maresca, mohoi se kishte qenë pranë klubit napolitan, por konfirmoi kontaktet me një tjetër skuadër italiane.

“E ardhmja në Itali? Nuk i dihet kurrë, por këtu ndihem shumë mirë. Futbolli italian duhet të ndryshojë shumë dhe të bëhet më i guximshëm. Italia është e lidhur me të vjetrën në gjithçka, jo vetëm në futboll. Duhet guxim, përndryshe mbetesh prapa. Nuk besoj se Italia ka mungesë cilësie te të rinjtë. Nëse është kështu, do të thotë se nuk punohet mirë me ta. Sa herë mungon në një Botëror, thuhet se duhet ndryshuar diçka, por në fund nuk ndryshon asgjë”, – u shpreh ai në dialektin napolitan.

Duke iu përgjigjur deklaratave të Allegrit për dëmtimet, Maresca tha: “Në Itali jemi mjaft të zotë të ankohemi. Nuk e besoj aspak këtë, sepse është një ndeshje e rëndësishme Champions-i dhe vlen tri pikë për të dyja skuadrat. Vijmë pas 4 ndeshjesh pa fitore. Pres një Napoli të fortë. Do të jetë një përballje e vështirë”.

Në fund, foli edhe për De Bruyne: “Kam kujtime shumë të mira. Është një lojtar i jashtëzakonshëm, një nga më të rëndësishmit në historinë e City. Jemi të lumtur ta ritakojmë. Ishte kënaqësi të punoja me të. Është një djalë fantastik, që dëshiron të punojë dhe të bëjë mirë. Nëse ndihet mirë edhe jashtë futbollit, do ta ndihmojë shumë Napolin”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit