INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION TECH MED+ SPORTS VIDEOS
Search
'Do të ndahesh me mua!' Vesa zbulon çfarë ndodhi me Big Bastën dhe dëshirën për një tjetër fëmijë!

'Do të ndahesh me mua!' Vesa zbulon çfarë ndodhi me Big Bastën dhe dëshirën për një tjetër fëmijë!

Publikuar më: 12:56 21-11-2026

A janë vërtet në krizë martesore Vesa dhe Big Basta? Kjo ishte një prej temave që u diskutua gjatë intervistës së çiftit në “Live me Luizin”, ku dy artistët iu përgjigjën drejtpërdrejt zërave për një ndarje të mundshme, por folën edhe për planet për të zgjeruar familjen.

Gjatë bisedës, Luizi nuk ngurroi t'i pyeste se sa të vërteta janë lajmet që kanë qarkulluar së fundmi për marrëdhënien e tyre dhe nga kanë lindur këto aludime.

Luizi: Me sa mora vesh, kohët e fundit ju jeni mëse të lumtur bashkë? Kohët e fundit, se çfarë kam lexuar, do fjalë, do lajme, jeni ndarë, jo kështu… Kush i hap këto fjalë? Ku është qëllimi i tyre, pse jua kanë bërë?

Vesa: A ta them troç?

Luizi: Troç, o troç!

Vesa tregoi se një pjesë e këtyre aludimeve mund të kenë nisur nga një bisedë që kishte bërë me partnerin e saj, kur Geri vendosi të merrte pjesë në një format televiziv të ngjashëm me atë ku kishte qenë Luizi.

Vesa: Kur vendosi Geri të marrë pjesë në një format televiziv të ngjashëm, siç ke qenë edhe ti, i kam thënë: “Po hyre atje, do të ndahesh me mua”. Dhe kaq, muhabet koti… Edhe fjalë për fjalë, normalisht, unë e kam thënë siç mund ta flasësh me një shoqe, por nuk është se do të ndahesha, sepse ne as nuk përzihemi në ato punët profesionale të njëri-tjetrit.

Këngëtarja sqaroi kështu se deklarata ishte bërë në formë shakaje dhe nuk kishte pasur si qëllim t'i jepte fund marrëdhënies. Më tej, Luizi u interesua edhe për mosmarrëveshjet mes tyre dhe sa shpesh ndodhin debatet në çift.

Luizi: Sa herë keni mosmarrëveshje me njëri-tjetrin?

Vesa: Çdo ditë.

Një tjetër temë që nuk mungoi ishte kënga “Pasojat”, e cila u komentua gjerësisht për shkak të interpretimeve se teksti mund të kishte lidhje me jetën e saj martesore. Luizi e pyeti nëse Vesa e kishte pritur këtë reagim dhe nëse kishte synuar të krijonte qëllimisht aludime për marrëdhënien e saj.

Luizi: Vesa, kur dëgjove që kënga “Pasojat” po interpretohej si një mesazh për martesën tënde, si e prite? Nuk e prisje? E ke bërë me qëllim?

Vesa: Realisht, s’kam pasur nevojë ta bëj me qëllim, sepse këtu, kur i marrin lajmet, i marrin deri në atë formë saqë, në njëfarë mënyre, më kanë ndihmuar që të përhapet fjala dhe të bëhet publiciteti në mënyrën e duhur. Do të ishim ndarë njëqind herë sa herë që nxjerr ndonjë këngë.

Por përtej thashethemeve, biseda mori një drejtim më personal kur Luizi e pyeti Big Bastën nëse e kishte menduar mundësinë për t'u bërë sërish baba. Artisti u përgjigj se dëshira për një tjetër fëmijë ekziston, por shtoi se këto janë “punët e Zotit”.

Edhe Vesa konfirmoi se të dy e kanë diskutuar mundësinë për të zgjeruar familjen dhe për t'i dhuruar Liamit një motër ose vëlla.

Vesa: “Realisht, edhe unë edhe Geri i duam shumë fëmijët. Është bekim dhe kemi qejf që Liamit t’ia bëjmë një motër ose vëlla, por edhe largësia dhe eksperienca që patëm kur ishim jashtë, çdo gjë ndikoi”.

Këngëtarja la të kuptohet se për një periudhë ata e kishin menduar familjen vetëm me Liamin, megjithatë dëshira për ta zgjeruar atë vazhdon të jetë e pranishme.

Kështu, Vesa dhe Big Basta iu përgjigjën aludimeve për një ndarje të mundshme, ndërsa ndanë me publikun edhe një dëshirë të tyre familjare që mund të bëhet realitet në të ardhmen.