Një lokal bar-kafe në lagjen Nea Jonia të Athinës u bë objekt i një shpërthimi në orët e para të mëngjesit.
Policia greke bëri të ditur se ngjarja ndodhi rreth orës 04.00.
Të lidhura
None found
Sipas dëshmitarëve okularë, dy persona vendosën një mekanizëm shpërthyes jashtë lokalit dhe më pas u larguan me motoçikletë. Shpërthimi shkaktoi dëme të konsiderueshme në godinë, ndërsa nuk pati të lënduar.
Shkaqet e ngjarjes mbeten ende të paqarta, por dyshohet se sulmi është kryer për gjobëvënie.








