Këto zakone të thjeshta mund t'ju ndihmojnë të mbani shtëpinë tuaj të rregullt
Disa shtëpi arrijnë të qëndrojnë gjithmonë të rregullta, ndërsa në të tjera rrëmuja grumbullohet vazhdimisht.
Sipas organizatores profesionale Hearn, sekreti qëndron te disa zakone të thjeshta dhe sisteme organizimi që ndihmojnë në ruajtjen e rendit.
Ajo këshillon që sendet që nuk përdoren më të largohen rregullisht nga shtëpia, duke vendosur një kuti të veçantë për to.

Kur kutia mbushet, është koha që gjërat të dërgohen për dhurim.
Një tjetër këshillë është vendosja e kufijve për hapësirat e ruajtjes.
Për shembull, nëse dollapi nuk ka më hapësirë për varëse, duhet të rishikohen rrobat ekzistuese para se të shtohen të reja.
E njëjta vlen edhe për këpucët, xhaketat dhe çantat që vendosen pranë hyrjes së shtëpisë.
Hearn rekomandon gjithashtu që kutitë, shportat dhe kontejnerët të kenë etiketa, në mënyrë që secili send ta ketë vendin e vet.
Etiketat duhet të jenë mjaftueshëm të përgjithshme për t'u përshtatur me nevojat që mund të ndryshojnë me kohën.
Për të krijuar një pamje më të pastër, sugjeron përdorimin e dollapëve, rafteve të mbyllura dhe shportave që nuk janë transparente, pasi ndihmojnë në fshehjen e rrëmujës vizuale.
Në fund, organizatorja thekson rëndësinë që çdo send të ketë një vend të caktuar.
Kjo ndihmon që tavolinat, sipërfaqet e punës dhe cepat e shtëpisë të mos mbushen me gjëra të lëna pa sistem. /Telegrafi/




























