Lëviznin me mjet të blinduar dhe armë në Tiranë, 4 në pranga! 2 prej tyre ushtarakë dhe njëri gardist

24 Nëntor 2026 | 08:27

Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” të DVP Tiranë kanë vënë në pranga mbrëmjen e djeshme pranë stadiumit “Arena Kombëtare” katër persona, të cilët lëviznin me një mjet të blinduar tip “Audi” dhe mbanin me vete armë.

Sipas njoftimit të policisë, tre nga të arrestuarit janë dy ushtarakë dhe një punonjës i Gardës së Republikës. Ndërkohë, në pranga kanë rënë E. R., 40 vjeç, punonjës i Gardës së Republikës; I. Sh., 28 vjeç; L. M., 42 vjeç, ushtarak; dhe E. S., 46 vjeç, ushtarak.

Gjatë kontrollit të automjetit të blinduar, në një çantë të zezë, të vendosur në pjesën e pasme të tij, u gjet një armë zjarri pistoletë.

Gjithashtu, gjatë kontrollit fizik të drejtuesit të automjetit, shtetasit E. R., 40 vjeç, punonjës i Gardës së Republikës, iu gjet një armë zjarri pistoletë.

Arma e zjarrit e gjetur në automjet u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me një fenelinë, si ato të policisë, që dyshohet se e mbante shtetasi I. Sh. Ndërsa, për armën e zjarrit që iu gjet gjatë kontrollit fizik punonjësit të Gardës së Republikës, po kryhen verifikime nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP).

Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit dhe përcaktimin e përgjegjësive ligjore të secilit shtetas.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aksidenti me një viktimë në aksin Elbasan-Peqin, shoqërohet shoferi! Këmbësori ende i identifikuar

Policia e Elbasanit ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me aksidentin e regjistruar mbrëmjen e së hënës në aksin rrugor Elbasan-Peqin. Në njoftim bëhet...
08:43 | 24/11/2026

Vrasja në Fier, rritet bilanci i viktimave! Ndërron jetë edhe nipi i 60-vjeçarit

Ka shkuar në dy numri i viktimave nga të shtënat e regjistruara të hënën në lagjen “1 Maji” në qytetin e Fierit. Nipi 47-vjeçar i...
08:02 | 24/11/2026

Aksident tragjik në aksin Elbasan–Peqin, viktima ende i paidentifikuar

Një aksident me pasojë vdekjen e një këmbësori ka ndodhur në aksin rrugor Elbasan–Peqin. Sipas informacionit paraprak të Policisë, një automjet i drejtuar nga shtetasi...
23:55 | 23/11/2026