E martë, 24 nëntor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK PUBLIK
Hasimja ndalohet në Rinas gjatë kontrollit të pasaportave: Më thanë se ka lidhje me protestën
Lajme

Hasimja ndalohet në Rinas gjatë kontrollit të pasaportave: Më thanë se ka lidhje me protestën

Analisti Ermal Hasimja thotë se është veçuar nga policia në Aeroportin e Rinasit gjatë kontrollit të pasaportave dhe është shoqëruar në zyrën e shefit të turnit. Sipas tij, shefi i ka thënë se rasti lidhej me protestën.

Hasimja e tregoi ngjarjen në një postim në Facebook. Ai shkruan se shefi u soll “shumë i sjellshëm dhe disi në siklet”. Shefi i ka thënë se ndoshta ishte bërë një ngatërresë me një protestues tjetër që kishte të dhëna të ngjashme me të. Hasimja shkruan se ky shpjegim nuk e bindi.

Në postim ai jep dy shpjegime të mundshme për atë që i ndodhi.

Sipas të parit, dikush po identifikon protestuesit dhe po u bën presion duke i kërcënuar se do t’u ndalohet dalja jashtë vendit. Hasimja tregon se e gjitha nisi kur policja që kontrollonte pasaportat nuk e njohu, por pa diçka në sistem. Më pas çështja u mbyll me kujdes nga shefi, i cili, sipas tij, “me sa duket sheh pak më shumë TV”.

Shpjegimi i dytë është se policia kontrollon nëse po largohet nga vendi ndonjë person që ka detyrim paraqitjeje. Sipas Hasimjës, ky është pak a shumë edhe shpjegimi që i dha shefi.

Postimi i plotë i Ermal Hasimjës:

“Sot në Rinas gjatë kontrollit të pasaportave më veçuan dhe më shoqëruan në zyrën e ‘shefit’. ‘Shefi’, shumë i sjellshëm dhe disi në siklet më tha se ka lidhje me protestën, por do të ketë qenë ndonjë ngatërresë me ndonjë protestues me të dhëna të ngjashme. Nuk më bindi. Dy opsione të mundshme për mendimin tim: 1. Dikush identifikon protestues dhe u bën një formë presioni me kërcënimin e ndalimit të lëvizjes jashtë vendit. Në rastin tim historia nisi me policen që kontrollonte pasaportat e cila nuk më njohu, por pa diçka në sistem, por u mbyll me kujdes nga ‘shefi’ që me sa duket sheh pak më shumë TV. 2. Policia kontrollon nëse dikush me detyrim paraqitjeje largohet (pak a shumë shpjegimi i ‘shefit’).”

Deri në publikimin e këtij lajmi, Policia e Shtetit nuk ka dhënë asnjë koment për rastin.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.