Moti në vendin tonë do të paraqitet i qëndrueshëm gjatë ditës së martë, ku nuk parashikohen reshje shiu në asnjë prej qarqeve të vendit.
Sa i përket temperaturave, në zonat bregdetare ato do të luhaten nga 6 deri në 15 gradë Celsius. Në vendet e ulëta temperaturat pritet të variojnë nga 3 deri në 14 gradë Celsius, ndërsa në zonat malore termometri do të shënojë vlera nga 0 deri në 8 gradë Celsius.
Ndërkohë, era do të fryjë me intensitet të lehtë deri mesatar, duke mos sjellë probleme në kushtet atmosferike.
© SYRI.net