Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Gjykata e Lartë e Danimarkës lë në fuqi ligjin për “getot”, vendimi kundër lagjeve me migrantë

    Kukësi zgjohet nën temperatura të ulëta, dëbora zbardh disa njësi administrative, akulli vështirëson qarkullimin e mjeteve

    Dyshime për larje hesapesh, i vihet tritol lokalit të shqiptarit në Athinë

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Gjykata e Lartë e Danimarkës lë në fuqi ligjin për “getot”, vendimi kundër lagjeve me migrantë
    Botë

    Gjykata e Lartë e Danimarkës lë në fuqi ligjin për “getot”, vendimi kundër lagjeve me migrantë

    November 24, 2026
    Screenshot

    Gjykata e Lartë e Danimarkës vendosi në favor të një shoqate banesash që kishte ndërprerë 91 kontrata qiraje për të shmangur klasifikimin e kompleksit të saj si “geto e ashpër”.

    Vendimi është në përputhje me qasjen e rreptë të Kopenhagës ndaj imigracionit. Synimi është për të nxitur integrimin. Sipas një vendimi të një gjykate të lartë të BE-së të vitit të kaluar, zbatimi i këtij ligji mund të përbëjë diskriminim.

    Ligji danez kërkon që komplekset e banesave sociale të rindërtohen, rinovohen dhe të ndryshojnë përbërjen sociale nëse në to ka përqendrim të lartë të huajsh. Ligji parashikon që deri në vitin 2030, 60 për qind e apartamenteve të jepen me qira me çmime tregu për banorë që klasifikohen si “perëndimorë”.

    Roli pionier i Danimarkës në vendosjen e rregullave më të ashpra për imigracionin e ka kthyer atë në model për disa vende të Bashkimit Evropian. Danimarka ishte gjithashtu një nga pesë vendet që javën e kaluar njoftuan synimin për të ngritur në Ruandë një qendër për deportimin e azilkërkuesve, kërkesat e të cilëve janë refuzuar.

    Ministri danez i Strehimit, Jacob Mark, e përshëndeti vendimin e Gjykatës së Lartë, duke thënë se ai “forcon sigurinë, kohezionin shoqëror dhe integrimin”.

    Vendimi i Gjykatës së Lartë konfirmoi një vendim të vitit 2022 të një gjykate më të ulët kundër shtatë qiramarrësve, të cilët kishin kundërshtuar dëbimin e tyre nga kompleksi i banesave në Nøjsomhed, në qytetin Helsingør, në veri të Kopenhagës.

    Në arsyetimin e saj gjykata vlerësoi se ligji nuk është diskriminues në lidhje me dëbimin e “emigrantëve dhe pasardhësve të tyre nga vendet jo-perëndimore”, pasi kriteri nuk bazohet drejtpërdrejt në përkatësinë etnike. Vendimi i gjykatës së BE-së vitin e kaluar ishte përqendruar pikërisht në këtë aspekt, duke argumentuar se ligji do të ishte diskriminues nëse kriteret do të mbështeteshin në racë, ndërsa vendimin përfundimtar ua linte gjykatave kombëtare.

    “Gjykata e Lartë vëren se zbatimi i këtij kriteri ligjor i ndan njerëzit në dy grupe [emigrantë dhe pasardhës nga vendet jo-perëndimore, dhe të gjithë personat e tjerë]. Të dy grupet përfshijnë një shumicë shumë të madhe origjinash etnike të ndryshme dhe, njëkohësisht, persona me të njëjtën origjinë etnike mund të gjenden në të dy grupet”, thuhet në vendimin e gjykatës daneze.

    Shoqatat e qiramarrësve vlerësojnë se për të respektuar kërkesat e ligjit në të gjithë Danimarkën do të duhet të zhvendosen rreth 11.000 persona.

    Shoqata e banesave që ishte në qendër të çështjes deklaroi me shkrim se ishte e vetëdijshme për ndikimin që do të kishin dëbimet ndaj banorëve të prekur dhe shtoi se kishte ndërmarrë masa për t’i ndihmuar ata të gjenin banesa të reja.

    Sipas përkufizimit të Statistics Denmark, kategorisë së vendeve “jo-perëndimore” i përkasin të gjitha shtetet përveç 27 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, si dhe Andorrës, Australisë, Britanisë së Madhe, Kanadasë, Islandës, Lihtenshtajnit, Monakos, Zelandës së Re, Irlandës së Veriut, Norvegjisë, San Marinos, Zvicrës, Shteteve të Bashkuara dhe Vatikanit./DW

    Danimarkë getot Gjykata e Lartë
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Gjykata e Lartë e Danimarkës lë në fuqi ligjin për “getot”, vendimi kundër lagjeve me migrantë

    November 24, 2026

    Kukësi zgjohet nën temperatura të ulëta, dëbora zbardh disa njësi administrative, akulli vështirëson qarkullimin e mjeteve

    November 24, 2026

    Dyshime për larje hesapesh, i vihet tritol lokalit të shqiptarit në Athinë

    November 24, 2026

    Tiranë/ U kapën me armë në një makinë të blinduar. Arrestohen 4 persona, mes tyre dy ushtarakë dhe një gardist

    November 24, 2026
    Mos e humb
    Aktualitet October 16, 2026

    Kaos në aeroportin e Rinasit administruar nga Kastrati! 10 fluturime të anuluara drejt Italisë, pasagjerët pa informacion

    Kaos dhe pakënaqësi në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit, i cili administrohet nga Kastrati Group, ku…

    Çfarë pritet? Ilegaliteti “ngrin” prej 10 ditësh në Shqipëri! Mbyllen bastet dhe Call Centerat, bien transaksionet me Kriptomonedha

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

    Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

    Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.