Rruga nacionale që të çon në Tropojë përmes Cërnicës është bllokuar për shkak të shembjes së bazamentit në K 2 + 680. Pas vlersimit teknik të situatës konsiston se rrezikohet trupi i rrugës. Është njoftuar Komisariati i Tropojës, ku ata ishin prezent për bllokimin e qarkullimit në këtë segment. Qarkullimi devijohet në drejtim të aksit Sopot-Ura Bujanit.
'Nga subjekti kontraktor “Florida” që ka në mirëmbajtje rrugët nacionale Tropojë raporton se është bllokuar Qarkullimin në Segmentin B. Curri- Cerrnice, pasi në Km 2+680 është shembur bazamenti i rrugës dhe përbën rrezik serioz për përdoruesit e rrugës. Pas vlersimit teknik të situatës konsiston se rrezikohet trupi i rrugës. Është njoftuar Komisariati i Tropojës, ku ata ishin prezent për bllokimin e qarkullimit në këtë segment. Qarkullimi devijohet në drejtim të aksit Sopot-Ura Bujanit."
I gjithë territori i Qarkut Kukës gjatë ditës së djeshme ka qenë i përfshirë nga reshje shiu me intensitet të ulët deri mesatar dhe gjatë natës i shoqëruar me reshje të dobëta bore në lartësinë mbi 700 m.
Ndërkohë disa njësi administrative të Tropojës janë pa energji elektrike.
Njësitë Administrative Mamëz, Surroj dhe 16 abonent të fshatit Çerem, Nj. Adm.Margegaj bashkia Tropojë kanë mungesë të energjisë elektrike. Furnizimi me ujë të pijshëm bëhet sipas orareve të përcaktuara nga D.R.U.K. Kukës.
© SYRI.net