Van Dijk: Fitorja ndaj United na jep vetëbesimin e duhur, tani duhet të përqendrohemi në Champions

24 Nëntor 2026
9:22
Telesport
back button

Virgil van Dijk beson se Liverpool zhvilloi një paraqitje pothuajse të përsosur në fitoren bindëse 4-0 ndaj Manchester United në Premier League, duke e përshkruar skuadrën si “të përsosur” që nga momentet e para të ndeshjes.

“Të Kuqtë” përfituan nga përjashtimi i hershëm i Leny Yoro dhe më pas Dominik Szoboszlai dhe Florian Ëirtz gjetën rrugën drejt rrjetës. Në pjesën e dytë avantazhi u thellua më tej me golat e Rio Ngumoha dhe Victor Munoz.

Kapiteni holandez theksoi mentalitetin e treguar nga skuadra, pavarësisht avantazhit numerik: “Kartoni i kuq, natyrisht, e ndryshoi pak rrjedhën e ndeshjes, por mendoj se ne i treguam qëllimet tona që në sekondën e parë”.

Van Dijk vlerësoi intensitetin, presionin dhe angazhimin e shokëve të skuadrës në fazën mbrojtëse. “Rezultati është një shtysë të madhe për vetëbesimin. Tani skuadra duhet të kthejë shpejt faqen dhe të përqendrohemi në Champions League”.

“Besoj se trajneri po bën një punë të shkëlqyer. Po përshtatet me jetën në Liverpool dhe me rolin e tij si trajner i këtij klubi, së bashku me stafin e tij teknik. Ne stërvitemi shumë dhe me intensitet të lartë, sepse ai kërkon që ne të zbatojmë pikërisht atë që ai ka në mendje“, tha Van Dijk.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit