Pamje tronditëse janë regjistruar në Kampionatin Botëror të Futbollit për Xhuxhë, që po zhvillohet në Rabat të Marokut, ku një përleshje e ashpër shpërtheu mes lojtarëve të kombëtareve të Kolumbisë dhe Marokut.

Incidenti ndodhi gjatë festimeve të futbollistëve kolumbianë, pas golit të barazimit në fazën e fundit të ndeshjes. Festa e tyre përballë kundërshtarëve shkaktoi reagimin e menjëhershëm të lojtarëve marokenë, ndërsa debati me shtyrje dhe britma u përshkallëzua shpejt në grushte.

Pavarësisht ndërhyrjes së stafit teknik dhe gjyqtarëve, situata doli jashtë kontrollit, duke detyruar policinë të futej në fushë për të ndarë lojtarët dhe për të rikthyer qetësinë. Pas disa minutash tensioni, përleshja u ndërpre, por pamjet e saj u shpërndanë me shpejtësi në rrjetet sociale.

Edicioni i dytë i Kupës së Botës në Futboll për Xhuxhë po zhvillohet në Afrikë për herë të parë dhe ka mbledhur 16 ekipe. Finalja e turneut është planifikuar të luhet më 30 nëntor.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb