Vidhen 275 mijë e 300 euro nga një lokal privat në Lebanë të Prishtinës
Një shumë prej 275 mijë e 300 eurosh është vjedhur nga dy arka të parave në një lokal privat në fshatin Lebanë të Prishtinës.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti është raportuar më 23 nëntor, rreth orës 04:33.
Ankuesi, mashkull kosovar, ka deklaruar se persona të panjohur kishin hyrë me forcë në lokalin privat dhe nga dy arka kishin vjedhur paratë në vlerë prej 275 mijë e 300 eurosh.
Policia nuk ka dhënë detaje të tjera lidhur me rastin.















